Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Thellohet bashkëpunimi ekonomik ne fushën e energjisë ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë

Thellohet bashkëpunimi ekonomik ne fushën e energjisë ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë

Shkruan: Afrim Kasolli

Partneriteti dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet SHBA-ve dhe Serbisë është duke përjetuar një nivel te panjohur deri me tani. Këto dy vende jane duke i përmirësuar gjithnjë e me shumë raportet ndërmjet vete.

Para pak dite ne shkrimin “Kosova e shpërdoren buxhetin për lobim në Amerikë në dreka e darka, ndërsa Serbia organizon konferenca me përfaqësuesit e këtij shteti” pata shkruar se si, në javën e ardhshme për herë të parë në Uashington do të mbahet konferenca mbi raportet Amerikano-Serbe. Pjesë e kësaj ngjarje do të jenë përfaqësues të Administratës Amerikane, si dhe anëtarë të Kongresit nga të dy partitë si ajo Republikanë ashtu edhe Demokratike. Serbinë në këtë rast do ta përfaqësojë ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, kurse fjalën kryesore në këtë takim do ta ketë zyrtari i sapo emëruar si Zëvendës Ndihmës Sekretar për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof. Për organizatorët të kësaj konference, në këtë mënyrë tentohet të tregohet se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet, Amerikano-Serbe, për stabilitetin e rajonit, sidomos në një kohë që sipas tyre SHBA duhet të tregohet më aktive në garantimin e paqes në këtë pjesë të Evropës Perëndimorë për shkak të veprimeve destabilzueze të Prishtinës.

Ndërkohë, po ashtu në këtë event që do të mbahet më datë 18 shtator 2024, Nënsekretari për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Jose W. Fernandez së bashku me Ministrin e Jashtëm serb Marko Gjuriç në një ceremoni zyrtare do te nenshkrujane nje marrëveshje midis SHBA-ve dhe Serbisë për të avancuar bashkëpunimin energjetik.

Keshtu sipas komunikatës zyrtare te Departamentit amerikan të Shtetit në fjalën hyrëse si Nënsekretari amerikan, Jose W. Fernandez, ashtu edhe ministri serb, Marko Gjuriç do të tregojë per rëndësinë që e ka ky akt për bashkëpunimin strategjik në fushën e energjisë me Serbinë dhe i cili si i tillë do të zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbi, si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes SHBA-ve dhe Serbisë.

Ndërkohë, deri sa Serbia po i avancon raportet edhe me SHBA-te, sepse të mos flasim për ato evropiane, Kosova është në pritje se a do të përjashtohet edhe nga Procesi i Berlinit dhe CEFT-a. /TV Arbëria

Linku i njoftimit

Powered by WordPress