Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:40 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për TV Arbëria, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti.