Blog Post

Arbëria TV > Sport > E shtunë me pak befasira

E shtunë me pak befasira

Befasinë më të madhe e shkaktoj Nottingham Forest që mundi Liverpool ne Anfield 0-1, përkundër dominimit total të Livepoolit, Skuadra e Arne Slot nuk e kishte qartësinë e duhur në pjesën e tretë të fushës.

Të dy ekipet nga Manchesteri fituan, United në udhëtim te Southampton 0-3 ndërkaq City në shtëpi ndaj Brentford 2-1.

Në Spanjë Real Madrid e mund Real Sociedad në San Sebastian çaster 0-2, kurse Mallorca e Muriqit humbi në shtëpi 1-2 ndaj Villareal, Espanjol e fitoj derbin e të promovuarve nga liga e dytë ndaj Alaves 3-2

Në Serie A, Juventus barazon pa gola me Empolin, ndërkaq Milan fiton bindshëm ndaj Venezias. 4-0

Në gjermani Leverkusen u kthye te fitorja pas humbjes së parë që pësoi javën e kaluar pas më shumë se një vit pa humbje. Ekipi i Alonsos fitoj bindshëm ndaj hoffenheim 1-4.

Po ashtu, fituan Dortmund me Nuri Sahin në krye të ekipes, ndërkaq befasinë e shkaktoj Union Berlin që barazoj në Leipzig, së fundi Bayern Munchen fitoj bindshëm 1-6 në udhëtim te Holstein kiel.

Në Francë, Marseille dhe PSG fitojnë 2-0 dhe 3-1 respektivisht.

Në Holand, PSV fiton 2-0 ndaj NEC, kurse në superligën turke Galatasaray mund bindshëm Rizespor me 5-0.

Megjithatë, sot do të zhvillohen derbi londinez ku Tottenham e pert Arsenal, ndërkohë në Spanjë derbi katalonjes Girona vs Barcelona. /tvarbëria/