Ish-anëtarja e Mossadit: Sulmi me pejxherë mbi operativët e Hezbollahut, ka funksionuar për mrekulli

Ish-shefja e departamentit të analizës dhe hulumtimit pranë inteligjencës...

Eskalon Drejtori i financave në Postë Feim Kelmendi, shanë me nënë opozitarët dhe kritikuesit e Kurtit

  Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kërstiq: Ka një marrëveshje për vetqeverisje për serbët, me kusht që Serbia ta pranoj shfuqizimin e institucioneve serbe në veri

Extra AL PVC

Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në institucionet kosovare, krijimi i një prokurorie të veçantë, tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, ishin disa prej kërkesave që presidenti i Serbisë i bëri publike të premten.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe gazetari serb nga Mitrovica e Veriut, Branislav Kërstiq, ku thotë se Vuçiq i inkurajuar nga mbështetja e shteteve perëndimore, u dha autoritetve në Kosovë ultimatum se pa formimin e Asociacionit nuk do të ketë pëlqim serb për antarsimin e Kosovës në KiE dhe OKB.

Tutje, ai thotë se tani autoritetet në Prishtinë kanë dy mundësi, të formojnë një Asociacion ose të përballen me sanksione ndërkombëtare.

“Është e qartë që në fillim se Vuçiq u soll në pushtet në Serbi me mbështetjen e gjithanshme të grupeve të interesit euroatlantik. Jemi një hap larg zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës dhe njohjes së plotë de jure dhe de facto të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Grupi i menaxhimit të konfliktit për Kosovën përshpejtoi zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Bosnjës, duke pasur parasysh agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Fakti është se Vuçiq, i inkurajuar nga mbështetja e shteteve perëndimore, u dha autoriteteve në Kosovë ultimatum se pa formimin e Asociacionit dhe Vetëqeverisjes për serbët, nuk do të ketë pëlqimin serb për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Interpol dhe OKB. Autoritetet në Prishtinë tani kanë dy mundësi, të formojnë një Asociacion ose të përballen me sanksione ndërkombëtare”, tha ai.

Kërstiqi tregon se ka një marrëveshje për formimin e vetqeverisjes për serbët, me kusht që Serbia ta pranoj shfuqizimin e institucioneve serbe në veri të Kosovës dhe shuarjen e gjurmëve të shtetit serb.

Ai thekson se për njohjen e pavarsisë së Kosovës, Vuçiq kishte vetëm një kusht i cili është Asociacioni dhe vetëqeverisja për serbët.

“Nga burime të sigurta kam mësuar se ka marrëveshje për formimin e Vetëqeverisjes për serbët me kusht që Serbia të pranojë shfuqizimin e institucioneve serbe në veri të Kosovës dhe shuarjen e gjurmëve të shtetit serb. Tani është kristal e qartë se për njohjen e pavarësisë së plotë të Kosovës, Aleksandar Vuçiq kishte vetëm një kusht dhe një çmim, e ai është Asociacioni dhe vetëqeverisja për serbët”, përfundoi Kërstiq për GazetaBlic.

spot_img

Të fundit

Demhasaj: VV s’mund të ketë tejkalim të rezultatit të 14 shkurtit, këta janë skenarët për koalicione mes partive

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, ka thënë se...

Ish-anëtarja e Mossadit: Sulmi me pejxherë mbi operativët e Hezbollahut, ka funksionuar për mrekulli

Ish-shefja e departamentit të analizës dhe hulumtimit pranë inteligjencës...

Eskalon Drejtori i financave në Postë Feim Kelmendi, shanë me nënë opozitarët dhe kritikuesit e Kurtit

  Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi,...

Deputeti Bekë Berisha shfaqet me krah të thyer pas aksidentit, tregon për momentet e para pas përplasjes

  Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë...

Demhasaj: VV s’mund të ketë tejkalim të rezultatit të 14 shkurtit, këta janë skenarët për koalicione mes partive

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, ka thënë se rezultati i vitit 2021 nuk mund të tejkalohet. Ai thotë se Kurti mund të kërkojë vota,...

Ish-anëtarja e Mossadit: Sulmi me pejxherë mbi operativët e Hezbollahut, ka funksionuar për mrekulli

Ish-shefja e departamentit të analizës dhe hulumtimit pranë inteligjencës izraelite Mossad, ka thënë se sulmi mbi operativët e Hezbollahut që përdornin pejxherë “ka funksionuar...

Eskalon Drejtori i financave në Postë Feim Kelmendi, shanë me nënë opozitarët dhe kritikuesit e Kurtit

  Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka degraduar në gjuhën e përdorur ndaj opozitarëve që po e kritikojnë Qeverinë Kurti. Në...