Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E përcillte dhe e shqetësonte një grua në vazhdimësi, arrestohet një burrë në Lipjan

E përcillte dhe e shqetësonte një grua në vazhdimësi, arrestohet një burrë në Lipjan

Një burrë nga Lipjani është arrestuar nën dyshimet se vazhdimësi e kishte shqetësuar dhe përcjellë një grua.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 13.09.2024-15:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte shqetësuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.