Halle Berry dhe partneri i saj muzikant Van Hunt duket se janë krijuar për njëri-tjetrin.
Çifti u takua përmes vëllait të Hunt , dhe siç zbuloi Halle Berry, ajo nuk ishte aq e shqetësuar për marrëdhëniet deri atëherë.
“Ishte hera e parë që isha marrëzisht e dashuruar para se të bëja seks. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë! Po flasim për një nga ato përvojat e bukura që ndryshojnë jetën. Ishte magjike, thjesht magjike”, ishte deklarata e Berry për amerikanen Marie Claire që ka hapur diskutime
“Isha e përkushtuar për karrierën time, ishte qëllimi im. Por kur bëhej fjalë për marrëdhëniet, nuk më interesonte shumë. Duhet të jesh i qartë me universin për atë që dëshiron të vijë. … Në momentin kur fillova të ndjeja se e kuptoja veten dhe atë që bëra gabim, vëllai i Vanit , të cilin e njihja prej shumë vitesh, erdhi dhe më tha: “Duhet të takosh vëllanë tim. Mënyra se si ndodhi kjo, unë me të vërtetë besoj se është shkruar te ndodh. Ky është personi im”, ka deklaruar ajo.