Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Të shtëna me armë zjarri në Gjonaj të Prizrenit, arrestohet një person

Të shtëna me armë zjarri në Gjonaj të Prizrenit, arrestohet një person

Një person është arrestuar në fshatin Gjonaj të Prizrenit për të shtëna me armë zjarri.

“Me datën 13.09.2024 Stacioni Policor ne Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit, ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore përkatëse i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes dhe identifikuar të dyshuarin me inicialet S.L. (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), ka njoftuar Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit BLOË TR 17, shton policia.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë