Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person pas të shtënave me armë zjarri në Prizren

Arrestohet një person pas të shtënave me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në Gjonaj të Prizrenit.

Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin( S.L., viti i lindjes 1990, mashkull kosovar), dhe ka konfiskuar një pistoletë e llojit BLOW TR 17.

“Me datën 13.09.2024 Stacioni Policor ne Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili rastin e ka cilësuar ‘’ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, dhe ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.