Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Humolli pas deklaratës së Sarrazin për ‘Ballkanin e Hapur’- Emisarët nga Evropa kanë dështuar!

Humolli pas deklaratës së Sarrazin për ‘Ballkanin e Hapur’- Emisarët nga Evropa kanë dështuar!

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka shprehur shqetësim se nëse Samiti i Berlinit që do të mbahet më 14 tetor dështon të sigurojë një treg të përbashkët rajonal, mund të riaktualizohet ideja e “Ballkanit të Hapur”.Sipas Sarrazin, kjo nismë është krijuar për ta anashkaluar Kosovën.

“Nëse ky samit nuk mbahet, nëse nuk sigurohet tregu i përbashkët rajonal dhe plani i madh i komisionit evropian që të ketë sukses dhe një gurthemel i kësaj do të jetë samiti më 14 tetor në Berlin, sigurisht që menjëherë vjen Ballkani i Hapur. Pra, Ballkani i Hapur është krijuar për ta anashkaluar Kosovën. Ne, kemi filluar të punojmë ashtu që Kosova të jetë në të njëjtën tryezë, me të njëjtat të drejta, me të njëjtin nivel si të tjerët. Duhet të ecim përpara, nuk mund ta lëmë gjithë rajonin që të presë për këtë bashkëpunim. Nuk mund të rrezikojmë tregun e përbashkët rajonal dhe nuk mund të ketë sukses Procesi i Berlinit. Pra nuk është në interes të Kosovës, por as tonin”, është shprehur Sarrazin për rtk.Në lidhje me deklaratën e emisarit, Sarrazin, ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.

Humolli tha se Kosova duhet t’i shohë interesat e veta afatgjata të zhvillimit ekonomik e politik.Ai tha se emisarët nga Evropa kanë dështuar dhe se popujt nga Ballkani po i shohin si figura me ‘me qu kohën duke luajtur’.

“Kosova duhet me i pa interesat e veta afatgjata të zhvillimit ekonomik e politik. Emisaret nga Evropa kanë dështuar si rezultat i lojrave të tyre politike. Ata popujt e Ballkanit po i shofin si figura që ata me qu kohën duke luajtur, jan shumë jo-korrekt” tha Humolli për “Gazeta Blic”.Deputeti Humolli tha se të njëjtit na thonë të jemi tolerant me pushtuesin serb që na ka vra dhe nuk na i ka kthyer eshtrat.

“Ata bëjnë embargo kunder Rusisë që ka sulmuar Ukrainën. Kurse ne që na ka vra dhe nuk i kthejnë eshtrat qe i kanë fshehur në Serbi pushtuesi serb na thonë që të sillemi ndryshe, të jemi tolerant me pushtuesin serb. Kurse nga Kosova kerkojnë të bejmë embargo kunder Rusisë qe e ka sulmue Ukrainen. Edhe pse Ukraina nuk e njeh Kosoven apo Ukraina i qonte armë Maqedonisë me lufte kundër shqiptarve qe luftonin atje per liri” tha Humolli për “Gazeta Blic.