Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tajfuni Jagi përfshin dhe Mianmarin, vret 33 njerëz

Tajfuni Jagi përfshin dhe Mianmarin, vret 33 njerëz

Përmbytje të rënda kanë goditur Mianmarin pas tajfunit Jagi, ku ka detyruar më shumë se 230 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas zyrtarëve.

Junta qeverisëse e vendit ka kërkuar ndihmë për të zbutur ndikimin, raportojnë mediat shtetërore. Kryeqyteti Naypyidaw është ndër zonat më të goditura.

Përmbytjet kanë vrarë të paktën 33 persona, thotë ushtria e vendit. E përditshmja shtetërore New Light of Myanmar thotë se disa kampe të përkohshme ndihmash janë ngritur për viktimat që kanë mbetur të pastrehë.Stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, tajfuni Yagi, tashmë ka përfshirë Vietnamin, ishullin kinez Hainan dhe Filipinet.

Powered by WordPress