Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person në Lipjan, në vazhdimësi e përcillte një grua

Arrestohet një person në Lipjan, në vazhdimësi e përcillte një grua

Është arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte shqetësuar një grua, duke e përcjellur atë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte shqetësuar viktimën femër kosovare duke e përcjellë atë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.