Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > SHBA dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë

SHBA dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë.

Sipas një njoftimi të DASH-it, kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë e kompanive amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë, “përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Serbi”.

Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të mërkurën më 18 shtator, Nënsekretari i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç do të mbajnë komente në ceremoninë zyrtare.

Powered by WordPress