Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haliti: Serbia po përpiqet ta fus Qeverinë e Kosovës në gabime, e me këtë të na luftojë ndërkombëtarisht

Haliti: Serbia po përpiqet ta fus Qeverinë e Kosovës në gabime, e me këtë të na luftojë ndërkombëtarisht

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, në një përgjigje për TV Arbëria, është deklaruar pas masave të Serbisë ndaj Kosovës.

Haliti ka deklaruar se Vuçiq nuk mund të del me asnjë masë ndaj Kosovës, pasi nuk ka kurrfarë ingerencash në Kosovë, dhe se pa lejen e Qeverisë së Kosovës nuk mund të bëjë asnjë hap brenda territorit të vendit.

“Vuçiq s’mund të del me kurfar masash. Ai dhe Serbia s kan kurfar ingerencash në Kosovë. Ai as nje hap s mund të futet në territorin e Kosoves pa lejen e Qeverisë së Kosoves. Ushtria e Serbisë nuk hyn dotë në territorin e Kosovës. Vuçiq po përpiqet që sa më shumë ta fusë Qeverinë e Kosovës, në gabime e avantura dhe me gabimet tona të na luftoj e kompsometoj ndërkombëtarisht. Popaganda e ish shefit të tij Miloshevic, nuk pin ujë më’, ka thënë Haliti.

Haliti tutje thotë se Serbia do konflikt të brendshëm me qëllim që të justifikojë veprimet e tyre terroriste në veri.

“Shqiptarët e kan kuptuar domosdoshmërinë e ndërtimit e pregaditjen e vendit për të hyrë në BE, prandaj kan pranuar bashkëjetesen me të gjith në Kosovë. Ai e din që brenda Kosoves s ka konflikte ndërnacionale. Kjo është ajo që e tmerron ate. Ai do të dëshironte konflikt të brendshëm, me qëllim që të justifikoj eventualisht veprimet e tyre terroriste në Veri. Ai e ka të qartë se po sulmoj Kosoven, BosneHercegovinen e Malin eZi, Serbia do rrudhet vetëm në Pashallakun e Beogradit’, ka thënë Haliti për TV Arbëria.

Kërkesat e Serbisë ndaj Kosovës;

Shpallja dhe mbajtja e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës.

Tërheqja e Policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.

Kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

Zbatimi i menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe

Kryerja e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.

LEXO EDHE:

Analisti politik për kërkesat e Serbisë: Janë të pasinqerta, Serbia ka qëllim të bëjë presion tek ndërkombëtarët që trysnia të kthehet ndaj Kosovës

Deputeti i VV-së për kërkesat e Serbisë: Vuçiq kërkoi kthimin e epokës para Albin Kurtit, kohën kur në veri sundonin bandat

 

Powered by WordPress