Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > LDK me zyre të reja në Viti, Abdixhiku ndan foto me mbashtetësit: Jemi gati dhe jemi një, na pret fushatë e bukur

LDK me zyre të reja në Viti, Abdixhiku ndan foto me mbashtetësit: Jemi gati dhe jemi një, na pret fushatë e bukur

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti.

Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, të cilit edhe ia bashkangjiti disa fotografi thotë se janë gati dhe se i pret një fushatë e bukur.

“Së bashku me mikun tim Sokolin, në hapjen e zyreve të reja aty. Ishim mes veprimtarëve e veprimtareve me përplot entuziazëm e gatishmëri – për veprim, për Lidhjen për vet Republikën!

Na pret një fushatë e bukur përpara. Jemi gati dhe jemi një! Dhe një gjë është e sigurtë që tani – të djathtit e LDK-së janë bashkë, të fortë dhe në këmbë! Kushtrimi po bie në Kosovë!”, shkroi Abdixhiku.