Kryetari i LDK-së në qytetin e Besianës, Ekrem Hyesni, në një prononcim për TV Arbëria , arrestimin e asamblistit të LDK-së në këtë qytet, Enver Rrahmani, e ka quajtur të motivuar politikisht dhe rezultat i instrumentalizmit të Policisë.
Ky arrestim ka ardhur, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dje gjatë një seance në Kuvendin Komunal. Dy të apostrofuarit kishin shkëmbyer akuza dhe kundër akuza të ashpra ndërmjet tyre, duke e quajtur njëri-tjetrin “tradhtar, të shitur, uzurpator, si dhe legen, dhe bashkëpunëtor të Agim Veliut dhe Hashim Thaçit”.
Sipas, kryetarit të degës së LDK-së, krejt këtë hallakamë e ka filluar kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, çfarë edhe solli reagimin e pamatur dhe të nxituar të asamblistit të LDK-së, gjuhë kjo që edhe nuk është në traditën politike të kësaj partie.
Ndër të tjera, kryetari i degës së LDK-së pohoi, se sjellja të tilla të kryetarit të komunës, nuk janë aspak të befasishme. Ato shprehin karakterin e tij recidivist, duke kujtuar se i pari i Komunës së Podujevës e kishte goditur një qytetar Emergjencën e Mjekësisë Familjare, për çka edhe nuk ishte arrestuar askush. Janë standarde të dyfishta këto, që dëshmojnë për përdorimin politik të policisë. Në fund Ekrem Hyeni ka rikujtuar se ky agresivitet i shtuar i partisë në pushtet është edhe pasojë e frikës që e kapluar atë nga humbja e pashmangshme e zgjedhjeve. /TV Arbëria