Enver Hoxhaj nga radhët e PDK-së, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, se në Kosovë po bëhet spastrim etnik i serbëve. Hoxhaj tha se propaganda ruse dhe serbe për Kosovën është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën.
Hoxhaj, përmes rrjetit social X, tha se krahasimi i Lavrovit, është luftë hibride e pastër dhe këto sulme nuk e kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por edhe paqen dhe stabilitetin e rajonit.
“Propaganda ruse dhe serbe e ‘spastrimit etnik’ në Kosovë është dezinformim që synon të minojë institucionet euro-atlantike dhe të destabilizojë Kosovën. Krahasimi i Lavrov-it është luftë hibride e pastër. Këto sulme nuk kanë në shënjestër vetëm Kosovën, por paqen dhe stabilitetin e rajonit.”, ka shkruar Hoxhaj.