Janë përplasur në mes vete Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Arbër Vokrri dhe lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.
Vokrri dhe Arsenijeviq zhvilluan edhe një debat.
Atje është përballur me fishkëllima nga lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, si dhe disa të tjerë që kundërshtuan shkuarjen e tij atje dhe thërrisnin “Propaganda”.
Zëvendësministri e ka ftuar politikanin serb për kafe në jug por policia nuk e ka lejuar Arsenijeviqin të shkojë atje për arsye sigurie.
Në një intervistë për Tv Arbëria ky i fundit hodhi edhe akuza të rënda ndaj ndërkombetarve.
“Përfaqesojne nje klike te paguar mire i dijm financat e tyre qe vijnë nga shtetit serb dhe nga nje prani e ndërkombetarëve ne Kosovë, këta janë më të trajnuarit dhe të priviligjuarit me vite të tëra që kanë mësuar edhe gjuhën angleze, ta mesojne oratorine dhe këta janë të ledhatuar edhe nga mediat e huaja por sidomos nga diplomatët ndërkombetar” tha Vokrri.
“Të shkojmë në qendër të qytetit dhe të kthehemi”, i ka thënë Vokrri, ndërsa Arsenijeviq i është përgjigjur “Kudo që doni”.
“A po garantoni për siguri?”, i ka thënë Arsenijeviq, i cili iu drejtua më pas policisë: “Më lejoni të shkoj njeriu po kërkon të shkojë me të. Duhet ta dini se trimëria ime s’ka kufij duhet ta dini krejt qeveria dhe ju”.
Politikani serb u ankua edhe për flamurin që i është fshirë në urë kur është lyer, ndërsa Vokrri i ka thënë se mund ta kthejnë flamurin diku tjetër.
Por, Arsenijeviq e “interpretoi” deklaratën: E dëgjuat që mund ta kthejë flamurin aty ku ka qenë.
“I keni shkelur të gjitha, edhe marrëveshjen e Brukselit, na i keni thyer këmbë e duar. Fund propagandës, ne po zgjohemi”, vazhdoi Arsenijeviq.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim:
/TV Arbëria