Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Momenti kur asambleisti i LDK-së i afrohet “tek hunda” Bulliqit, ndërhyjnë asambleistët e tjerë

Momenti kur asambleisti i LDK-së i afrohet “tek hunda” Bulliqit, ndërhyjnë asambleistët e tjerë

Diskutimet në Kuvendin Komunal të Podujevës gjatë ditës së sotme janë shoqëruar me përplasje të ashpra.Një përplasje e tillë ndodhi mes kryetarit, Shpejtim Bulliqi dhe asamblistit të LDK-së, Ekrem Rrahmani.

“Legen, pis, tradhtar…” ishin shprehjet që u përdorën në seancë midis kryetarit, Shpejtim Bulliqi dhe asamblistit të LDK-së, Ekrem Rrahmani.Pas përplasjes verbale që patën, asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani, i është afruar Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit.

Menjëherë pasi Rrahmani i afrohet Bulliqit, aty shkojnë asamblistët e tjerë të cilët u hyjnë në mes për të parandaluar ndonjë konfrontim fizik.Mirëpo, nuk dihet se çka folën mes vete pasi mikrofoni ishte i ndalur.