Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Pamje ekskluzive – Politikani serb Arsenijeviç proteston gjatë vizitës së zëvendësministrit Arbër Vokrri në veri

Pamje ekskluzive – Politikani serb Arsenijeviç proteston gjatë vizitës së zëvendësministrit Arbër Vokrri në veri

Partia e Demokracisë Serbe e drejtuar nga Aleksandër Arsenijeviç, ka zhvilluar sot një protestë, kundër vizitës së zv ministrit të Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Kjo protestë është mbajtur mbi urën e lumit Ibër, që e ndan qytetin e Mitrovicës, në pjesën veriore dhe jugore, më qëllim që t’i pamundësohet vizita zyrtarit qeveritar të Kosovës në atë pjesë.

Sipas pamjeve ekzkulizive që sjell TV, Arbëria nga vendi i ngjarjes, prezent kanë qenë edhe trupat e KFORF-it. Politikani serb në fjalë, ditë më parë, u bë i njohur për shkak të një proteste të tillë me filikaq kundër kryeministrit Kurti, që po ashtu ishte për vizitë në pjesën veriore. Me këtë rast ai u arrestua, por më vonë u lirua dhe iu shqiptua një dënim më gjobë. Shoqëria civile e kishte kritikua këtë arrestim.

Ndërkohë, planet e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër, kanë shkaktuar një tension edhe ndërmjet Qeverisë dhe vendeve të QUINT-it. Këto të fundit janë shprehur kategorikisht kundër ndërrimit të statutit të kësaj ure pa koordinim me faktorët ndërkombëtarë.

Protesta ka përfunduar pa ndonjë incident. /TV Arbëria

Pamjet:

Powered by WordPress