Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Serbia përdori përdhunimin si mjet lufte në Kosovë”, Kurti bën thirrje për solidaritet nga shoqëria ndaj të mbijetuarve

“Serbia përdori përdhunimin si mjet lufte në Kosovë”, Kurti bën thirrje për solidaritet nga shoqëria ndaj të mbijetuarve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia si mjet lufte në Kosovë ka përdorur edhe përdhunimin.

Këto deklarata ai i bëri në diskutimin e organizuar nga Medica Gjakova për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë.

“Luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi lanë pasoja të përhershme në shumë familje. Kjo ka qenë edhe njëra ndër strategjitë e Serbisë. Në heshtje e përjashtim shoqëror, të mbijetuarat e këtyre krimeve u bënë forca lëvizëse për njohjen dhe dënimin e këtij krimi të luftës. Në Kosovë është përdorur si mjet luftë nga Serbia, mjet që ka lënë pasoja të gjerë te individi, familja, mbarë populli e shoqëria. Andaj, duhet të punojmë që ta ndalim efektin shkatërrues të këtij krimi”.

Kurti ka thënë se nuk duhet të heshtet përballë këtij krimi.

“Në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, po hedhim bashkë hapa përpara. Për herë të para, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale. Zbatimi i kësaj strategjie kërkon përkushtim nga të gjithë ne. Faleminderit Medica Gjakova dhe Medica Mondiale për këtë studim kaq të vlefshëm mbi pasojat. Bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria”, u shpreh Kurti./EO/

Powered by WordPress