Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani udhëton për në Gjermani, e nominuar për një çmim në forumin M100 Sanssouci Colloquium

Osmani udhëton për në Gjermani, e nominuar për një çmim në forumin M100 Sanssouci Colloquium

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Gjermani për ta pranuar çmimin e forumit M100 Sanssouci Colloquium.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, thuhet se ky çmim i është dhënë Osmanit për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit si dhe për barazinë e të drejtat e grave

“Nominimi i Presidentes Osmani është bërë nga juria e Forumit me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e jurisë dhe është liderja e parë nga Ballkani që nderohet me këtë çmim. Në njoftimin e bërë nga Juria, thuhet se Presidentes Osmani i është dhënë Çmimi M100, për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj të palodhur në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje, thuhet se ky çmim u jepet personalitetve që janë të përkushtuara për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, të drejave të njeriut dhe vlerave evropiane.

Ky forum ndërkombëtar udhëhiqet nga kryebashkiaku i qytetit të Potsdam-it Mike Schubert.

Deri tash me këtë çmim janë nderuar edhe personalitete të ndryshme evropiane, si: Hans-Dietrich Genscher, Bernard Kouchner, Mario Draghi, Vitali Klitschko, Alexei Naëalny, populli ukrainas dhe Lëvizja për Lirinë e Jetës së Grave Iraniane.

Powered by WordPress