Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog po qëndron në Shqipëri në një vizitë zyrtare.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram e priti atë me ceremoni shtetërore, të cilin e pasoi një takim.
Begaj tregoi më pas se me Herzog biseduan edhe për Kosovën.
“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, shkroi Begaj në një postim në Facebook.