Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Haxhiu: Ikja e profesionistëve nga Kosova, shpejt do të dërgojë në kollaps sistemin shëndetësor

Haxhiu: Ikja e profesionistëve nga Kosova, shpejt do të dërgojë në kollaps sistemin shëndetësor

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka shprehur shqetësimin e tij për ikjen e profesionistëve shëndetësor nga Kosova.

Gjatë seancës plenare në Kuvend, në fjalën e tij, Haxhiu pati kritika të shumta për Qeverinë sa i përket kësaj çështje, duke thënë se ikja masive e profesionistëve, do të dërgojë në kollaps sistëmin shëndetësor, raporton gazeta online Reporteri.net..

Po ashtu, deputeti ka thënë se më 1 qershor 2024, mbi 3 mijë profesionistë shëndetësorë kanë lënë vendin në tri vitet e fundit, kurse shumë të tjerë janë transferuar nga sektori publik në atë privat.

“Ikja e profesionistëve shëndetësor është shndërruar në një dukuri shqetësuese për sistemin tonë shëndetësor. Ky fenomen do të munë të cojë në kolapsin e sistemit shëndetësor”, ka deklaruar Haxhiu para deputetëve.

Lidhur me këtë situatë, Haxhiu ka potencuar se është pasojë e “keqqeverisjes dhe paaftësisë së qeverisë”.

“Kjo është pasojë e keqqeverisjes ku edhe me statutin e ShSUKS parashihet mbyllja e disa prej shërbimeve në spitalet regjionale”, ka deklaruar Haxhiu më tej.

Ndër të tjerash, Haxhiu tha se në ditën kur u bë inaugurimi i Klinikës së Emergjencës, “shtretërit janë marrë nga spitali Pediatrik për një promovim të kryeministrit, Albin Kurti”.

E këtë situatë, deputeti e quajti “tragjedi e fatkeqësi”.

“Për të bërë promovime kur u inaugurua Klinika e Emergjencës, shtretërit merren nga spitali Pediatrik për një promovim të kryeministrit Kurti, nga traumatologjia e fëmijëve. Kjo është fatkeqësi, tragjedi dhe paaftësi që në momentin e inaugurimit të Emergjencës të merren shtretërit nga traumatologjia e fëmijëve. Pse a nuk kishte buxhet të mjaftueshëm për të blerë shtretër të rinj në Emergjencë, apo duhet të bëhen vetëm fasada e lyerje”, tha ai.

Teksa në përfundim, Haxhiu tha se korrupsioni në sektorin e shëndetësisë ka rënduar edhe më shumë situatën, e një gjë e tillë, sipas tij, mund të dekurajojë profesionistët shëndetësor.