Qeveria e miratoi një program kombëtar për mbrojtjen gjithpërfshirëse të Republikës së Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën në mbledhjen që Qeveria e hartoi programin duke marrë për bazë praktikat e vendeve anëtare të NATO-s.
“Bazauar në programin tonë qeverisës, ndryshimeve në ambientin strategjik të sigurisë dhe me qëllim të forcimit të sistemit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes ka hartuar Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial nga kërcënimet e jashtme e të brendshme konvencionale dhe jokonvencionale si dhe ruajtja e jetës dhe pasurisë së qytetarëve në raste të fatkeqësive natyrore, janë interesa jetike të Republikës së Kosovës. Programi i Mbrojtjes Gjithpërfshirëse është hartuar duke marrë për bazë sisteme të ngjashme që aplikohen në vende të ndryshme anëtare të NATO-s dhe mundëson që institucionet qendrore, lokale, veçanërisht qytetarët e Republikës si dhe organizatat e ndryshme joqeveritare të kenë rolin e tyre në sistemin e mbrojtjes dhe sigruisë së vendit tonë”, tha Kurri.
Kryeministri tha se programi synon të ndërtojë qëndrueshmëri kombëtare në vend, në mënyrë që shoqëria “të përgatitet të rezistojë, rë reagojë dhe të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura”.
“Ky program synon të ndërtojë qëndrueshmëri kombëtare në vendin tonë, në mënyrë që shoqëria jonë të përgatitet të rezistojë, rë reagojë dhe të rimëkëmbet në raste të fatkeqësive natyrore apo sulmeve të armatosura. Sistemi ka në thelb mbështetjen që qytetarët ia japin në baza vullnetare ushtrisë sonë, Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe të kombinuar me strukturat e tjera shtetërore”, tha Kurti.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci theksoi se në këtë program qytetarët do të kenë rol të rëndësishëm.