Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Rusia dëshiron të hapë një front të ri në Ballkanin Perëndimor

Osmani: Rusia dëshiron të hapë një front të ri në Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

Osmani, në një intervistë për TVP World, tha gjithashtu se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian. “Rusia dhe Putini duan të hapin një front të ri kundër Perëndimit duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor”, tha ajo.

Sipas saj, për këtë arsye, është thelbësore që Kosova të punojë krah për krah me aleatët, me partnerët nga bota demokratike, për t’u siguruar që ne të ndalojmë këto nisma destabilizuese nga Serbia, të ndihmuara dhe të nxitura nga Rusia.

“Unë besoj se ka shpresë për një Ballkan Perëndimor që përfundimisht të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n,” tha ajo.

“Por parakushti për të arritur rezultate të tilla është trajtimi i Serbisë për atë që është një shtet satelit i Rusisë, i cili vetëm sa po rrit bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe politik me Rusinë,” tha ajo.

Osmani ia atribuoi tensionet mes Serbisë dhe Kosovës politikave të Beogradit ndaj republikës. “Ka një vend që është Serbia që është kthyer në shtetin më të fortë të Putinit në Evropë. Dhe pastaj është Kosova dhe vendet e tjera në rajon që janë vazhdimisht viktima të akteve të agresionit nga Serbia”, tha ajo.

Powered by WordPress