Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska.
Për këtë temë po diskutohet të mërkurën në “Pressing” të T7.
Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se opozita ka qëndruar siç tha ai “e paluar në raport me pushtetin”, duke mos kundërshtuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti në veri.
Madje, ai tha se PSD-ja duke kritikuar Kurtin “është dukur sikur të jetë ekstremiste”.
“Kësaj pune Qeverisë i ka shërby krejt opozita parlamentare, fatketqisht. Ku ju ka bë krejt rresht për një, t’u thënë ti duhesh me zbatu Asociacionin, krejt jemi dakord që duhet me bë. Jemi dakord me Asociacionin”.
“Asnjë veprim i Kurtit në veri nuk është kundërshtuar seriozisht nga opozita parlamentare, bile është dukur PSD-ja ekstremiste duke kritikuar Kuritn për politikat për veri. Aq e palune i ka nejt opozita pushtetit. Duke mëndu që lëre Kurtin që veç me ia la pushtetin ky e shpërfaq vetën”, ka thënë Frashër Krasniqi.
Por me të nuk u pajtua eksperti i sigurisë Burim Ramadani, i cili i tha Krasniqit se “analizën e ka rafal”.
“Analizën e ki rafal, ku e ki argumentin. Cili është argumenti. Na e kem një situatë ku Kosova nuk ka ditur me ndërtu argumentin e vet”, ka thënë Ramadani.