Mensut Ademi, profesor i Kriminalistikës, është njëri ndër panelistët e Pressingut sonte ku po diskutohet aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.
Profesori Ademi tha se prokuroria duhet të mbledhë edhe prova të tjera me ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
“Kjo është fillestare sepse prokuroria ka ngritë aktakuzë për provat që ka gjëtë në Republikën e Kosovës por në këtë rast porokuroria duhet mbledhë prova me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, sepse kur kemi të bëjmë me Radojiçiqin kemi të bëjmë me Aleksandar Vuçiqin sepse ne e shohim lidhshmërinë e tyre”, tha Ademi në Pressing, transmeton Express.
“Kjo është faza e parë e hetimit që janë mbledhë provat, nuk do të thotë që është mbyllë hetimi. Kishim me bo gabim nëse do të thonim prokuroria është vonuar, për grupet terroriste 3 vjet është maksimumi i hetimit. Nëse prokuroria e policia ka arritë brenda një viti me ardhë me gjitha këto prova është sukses sepse kemi të bëjmë me një grup të organizuar, me një numër të madh”, u shpreh ai.