Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital

Safet Gjici lë qelinë dhe përfundon në spital

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka lënë qelinë dhe është shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku i dënuar nga GJKKO për korrupsion është dënuar me 3 vite burg për aferën seksuale në zyrën e bashkisë me Alma K., për të cilën ra në pranga më 24 qershor, 2023, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Safet Gjicit i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.