Trepça është në epërsi pas pjesës së parë me rezultat 40-34 ndaj Sigal Prishtinës në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë i takoi kryeqytetasve të cilët e mbyllën me një pikë përpara 15-14.
Mirëpo mitrovicasit u rikthyen në periudhën e dytë me një mbrojtje të fort dhe sulme më efikas për të shkuar në pjesën e parë në avantazh.
Më i dalluari tek xehetarët është Sammy Hunter me nëntë pikë, teksa tek bardhekaltrit po shkëlqen Moore me 11 sosh./Gazeta Express