Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kryetari i Lidhjes së bizneseve, Dreshaj dhe nënkryetari Deshishku takohen me zv.drejtoreshën e përgjithshme të OBT-së, Anella Ellard

Kryetari i Lidhjes së bizneseve, Dreshaj dhe nënkryetari Deshishku takohen me zv.drejtoreshën e përgjithshme të OBT-së, Anella Ellard

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve Besart Dreshaj dhe nënkryetari Hashim Deshishku kanë përfaqësuar Kosovën në Forumin Publik të OBT-së.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës e ka quajtur këtë pjesëmarrje si një mundësi për diplomaci ekonomike dhe integrim ekonomik në Forumin Publik të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Ky organizim mbledh pjesëmarrës nga e gjithë bota, teksa nga Kosova po merr pjesë Kryetari i Lidhjes Bizneseve z. Besart Dreshaj dhe Nënkryetari, z. Hashim Deshishku, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe integrimit ekonomik të Kosovës.

Me këtë rast Kryetari i Lidhjes së Bizneseve ka takuar Zv. Drejtoreshën e Përgjithshme të OBT-së, Anella Ellard.

Kryetari Dreshaj e në bashkëbisedim me znj. Ellard, e informoi atë për arritjet e Republikës së Kosovës në fushën e zhvillimit ekonomik dhe tregtisë.

Ai shprehu falënderimet për mbështetjen e fuqishme nga SHBA, si në aspektin diplomatik ashtu edhe ekonomik, dhe kërkoi mbështetjen e mëtejshme të SHBA-së dhe të Znj. Ellard në rolin e saj si zv. presidente e OBT-së për të ngritur zërin e Kosovës dhe për të mbështetur anëtarësimin e saj në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Në kuadër të punimeve të Forumit, delegacioni i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës po zhvillon takime me përfaqësues të nivelit të lartë të shteteve të ndryshme, ku po diskutohen mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme ekonomike dhe tregtare.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum nënvizon përpjekjet e vendit për të avancuar pozicionin e tij në skenën ndërkombëtare, me fokus të veçantë në integrimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike.