Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ulet numri protestuesve serbë para stacionit policor në veri

Ulet numri protestuesve serbë para stacionit policor në veri

Dhjetra qytetarë serbë mëngjesin e së mërkurës janë janë mbledhur para stacionit policor në veri të Mitrovicës.

Ata po kërkojnë lirimin e katër personave të cilët kishin sulmuar zyrtarët policorë.

Gazetarja e Telegrafit Blinera Mehmeti, e cila po qëndron në veri, ka thënë se situata është e qetë dhe në orët e pasditës numri i protestuesve është ulur ndjeshëm.

Njësia Speciale është pozicionuar në afërsi të stacionit policor, ndërsa në fund të stacionit është vendosur edhe një autoblindë e Policisë.

Katër të arrestuartit në veri rreth orës 14:00, kanë mbërritur para Gjykatës Themelore në Mitrovicë të Veriut.

Më 10.09.2024, qytetarët me inicialet R. N., 20 vjeçar, L. K., 19 vjeçar, V. J., 21 vjeçar dhe M. M., 19 vjeçar, të nacionalitetit serb u arrestuan nën dyshimet se kanë ofenduar, pastaj sulmuar zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre./Telegrafi/