Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mblidhet në Tiranë samiti i grave afgane

Mblidhet në Tiranë samiti i grave afgane

Samiti i grave afgane, takimi më i madh i tre viteve të fundit të grave dhe vajzave aktiviste të të drejtave të njeriut nga Afganistani po zhvillon punimet në Tiranë. Ministri Hasani përshëndeti punimet e këtij samiti të cilin e cilësoi një ngjarje historike.

“Që prej ardhjes në pushtet të regjimit taleban, 3 vite më parë jemi dëshmitarë se si dekada progresi të arritura me përpjekje e mund për barazinë gjinore po shkatërrohen ditë pas dite. Nën regjimin taleban Afganistani është kthyer në vendin e vetëm në botë ku u ndalohet vajzave e drejta për të ndjekur arsimin e mesëm dhe të lartë.

Atje po rrezikohet autonomia dhe ekzistenca e grave dhe vajzave afgane në shoqëri. Shqipëria, pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për paqe dhe stabilitet në Afganistan. Garantimi i të drejtave të grave e vajzave, mbetet prioritet i qeverisë shqiptare