Analisti politik, Afrim Kasolli ka komentuar së fundmi heshtjen e opozitës rreth arrestimit të djeshëm, të politikanit serb, në veri të vendit, shkruan TV Arbëria.
Arrestimi i politikanit serb Aleksandar Arsenijevic, siç është raportuar ndodhi pasi Arsenijevic i fishkëlleu kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vizitën që ishte në veri të vendit.
Rreth kësaj analisti Kasolli, thotë se asnjë nga partit opozitare, nuk ka reagur me përjashtim, kryetari i PSD-së, (parti e cila nuk është parlamentare).
Siapas Kasollit edhe ky rast tregon se opozitarët kanë frikë të prononcohen, për çështjen e veriut, kur është në pyetje kryeministri Kurti.
“Edhe ky rast tregon se si ato tashme kane frike te pronocohen per veriun, kur eshte ne pyetje kryeministri Kurti. Sepse as nuk jane ne gjendje ta përkrahin e as ta kundërshtojnë. Prandaj zgjedhin heshtjen. Mos përcaktimin”, ka shkruar Kasolli.
Kasolli tutje thotë se për të pasur reagime nga partit opozitare, këta të fundit duhet të kenë guxim.
“Ato duhet te kenë guxim qe te tregojnë se a pajtohen me te drejtën e shtetit te Kosovës per te arrestuar qytetarë vetëm pse marrin guximin te protestojnë me filikaq ndaj kryeministrit, ose te kundërshtojnë veprime te tilla dhe t’i dënojnë se jane ne kundërshtim me parimet dhe normat demokratike ne vend.
Mbase, ende jane ne pritje te ndonjë reagimi nga ambasadat per te bere te ditur pas perfaqesive diplomatike pozicionin e tyre”, ka shkruar Kasolli në facebook. /TV Arbëria
Postimi i tij i plotë: