Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > FOTO/ Rruga Besianë- Prishtinë në gjendje të tmerrshme pas reshjeve të shiut

FOTO/ Rruga Besianë- Prishtinë në gjendje të tmerrshme pas reshjeve të shiut

Rruga Prishtinë-Besianë dhe anasjelltas është bërë tejet e vështirë për të qarkulluar.

Punimet të cilat kanë nisur prej sa kohësh e vetëm po zvarriten, po e bëjnë kalimin nëpër këtë anë edhe më të vështirë.

E ngjashme është situata edhe sot, pas reshjeve të shiut.

Gropa të shumta janë hapur e kanë dalë në pah, duke e bërë rrugën Podujevë-Prishtinë thuajse të pamundur për të lëvizur.

Në disa pamje të dërguara në redaksi të lajmi.net kuptohet qartë se banorët e kësaj ane çdo ditë e kanë sfiduese për të kryer punët e tyre e që duhet me patjetër t’i bien kësaj rruge./Lajmi