Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti falënderon aleatët në 12-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë

Kurti falënderon aleatët në 12-vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në “X”, për 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Kurti tha se kjo ditë shënoi momentin kur aleatët tanë ndërkombëtarë konfirmuan se vendi mund të mbështetet në themelin e vet institucional për të ecur përpara.

Ai ka falënderuar aleatët për mbështetjen e ofruar për siç thotë ai kornizën e fortë institucionale që Kosova gëzon sot.

“Më 10 shtator 2012 përfundoi mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe ne u besuam plotësisht për të vazhduar përparimin si një shtet i pavarur dhe demokratik. Kjo ditë shënoi momentin kur aleatët tanë ndërkombëtarë konfirmuan se vendi mund të mbështetet në themelin e vet institucional për të ecur përpara. Jemi mirënjohës për mbështetjen e miqve dhe aleatëve tanë dhe krenarë për kornizën e fortë institucionale që vendi gëzon sot, si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të mëdha”, ka shkruar Kurti.

Powered by WordPress