Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Luana Vjollca po e vuan ndarjen nga Krenar Çoçaj?

Luana Vjollca po e vuan ndarjen nga Krenar Çoçaj?

Një lajm i bujshëm ishte ai i ndarjes së Luana Vjollcës nga Krenar Çoçaj disa javë më parë.

Menjëherë pas ndarjes, moderatorja bëri një postim në Instagram ku krahas disa fotove të saj, shkroi: “Sot asnjëherë s’mke ra n’mend”.

Prej asaj kohe Luana ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa shpesh ndante momente nga pushimet e saj me ndjekësit.

Mirëpo tashmë që pushimet kanë mbaruar, duket se Luanës ka filluar t’i bjerë ndërmend sërish ish-i i saj, Krenari — të paktën këtë na la të kuptojmë moderatorja me postimin e fundit.

Ajo ka shpërndarë një postim të një faqe të quajtur “Mentalityway”, në të cilin shkruan: “Është mirë të zhdukesh deri sa të ndihesh sërish vetvetja”.

Powered by WordPress