Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka paraqitur “shqetësime të forta për situatën e serbëve në Kosovë”.
Me ç’rast, gjatë takimit me presidentin serb, Lajçak i ka theksuar nevojën e diskutimit dhe gjetjes së zgjidhjeve të dakorduara në dialog.
“Në takimin tim sot me presidentin Vuçiq në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta për situatën e serbëve të Kosovës. Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në Dialog”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën X.
In my meeting today with @predsednikrs @avucic in preparation of the next meeting of Chief Negotiators, he raised strong concerns about the situation of the Kosovo Serbs. I stressed that we need to discuss and find agreed solutions in the Dialogue. pic.twitter.com/2zLaYWNch9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 10, 2024