Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Ne jemi gati për hapjen e Urës së Ibrit, po presim që QUINT e KFOR të koordinohen

Kurti: Ne jemi gati për hapjen e Urës së Ibrit, po presim që QUINT e KFOR të koordinohen

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë në një nga bizneset shqiptare që është hapur në atë pjesë, derisa një aktivist serb është arrestuar pasi në mënyrën e tij ka protestuar ndaj kësaj vizite të kryeministrit Kurti në Veri.

Siç raporton gazetarja e T7 nga Veriu, kreu i Qeverisë nga Veriu ka folur për mediat lidhur me Urën e Ibrit dhe ka thënë se raporti i fizibilitetit që është kryer është gati dhe i njëjti rekomandon që Ura mund të hapet.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është gatshme për hapje dhe se vetëm po pret QUINT-in dhe KFOR-in që të koordinohen rreth çështjes së Urës./GazetaExpress/

Powered by WordPress