I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për KTV-në ka shprehur një lloj nervoze se pse Qeveria e Kosovës nuk është parimore në kritikën e saj edhe ndaj Turqisë si ndaj Serbisë për mos sanksionimin e Rusisë dhe pjesëmarrjen në BRICS. Sarrazin i kas kritikuar sjelljet “dyfishta” të pushtetit në Kosovë, ku për të njëjtat arsyeje që e kritikon Serbinë hesht për Turqinë.
Në një përgjigje për TV Arbëria, ka folur deputeti i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Pal Lekaj, i cili deklaroi se Qeveria Kurti jo vetëm ndaj Gjermanisë dhe çështjes në fjalë mbi kritikat për Turqinë, por ndaj secilit shtet ka pasur shpërputhje totale të politikave dhe qëndrimeve.
“Qasja dhe politikat e shtetit të Kosovës në rrafshin e jashtëm duhet të jenë të matura dhe të pranueshme në raport me vendet mike brenda dhe jashtë BE-së.
Qeveria Kurti jo vetëm ndaj Gjermanisë dhe qështjes në fjalë mbi kritikat për Turqinë, por ndaj secilit shtet ka pasur shpërputhje totale të politikave dhe qëndrimeve”, është shprehur Lekaj.
Lekaj thotë se Kryeministri Kurti ka luajtur me dy lugë në raport me ndërkombëtarët, ku sipas tij kjo e ka dobësuar Kosovën.
“Kryeministri Kurti ka luajtur me dy lugë në raport me ndërkombëtarët, dhe kjo e ka dobësuar Kosovën si vend stabil, demokratik e me politika të veprimit pro perëndimit”, tha ai.
Tutje, Lekaj thekson se këto lëshime nga Qeveria Kurti janë duke i kushtuar vendit me mos përkrahje në procese të ndryshme politike, në mungesë të fondeve dhe investimeve nga jashtë.
“Këto lëshime nga Qeveria Kurti po na kushtojnë me mos përkrahje në procese të ndryshme politike, mungesë të fondeve dhe investimeve nga jashtë, mos njohjen të reja nga shtete të ndryshme, mungesë sigurie në vend, si dhe mos zgjedhjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, potencoi Lekaj.
Ndër tjera, ai tha se zgjedhjet e reja do ta këndellin Kosovën në politikën e jashtme.
“Zgjedhjet e reja do ta këndellin Kosovën në politikën e jashtme dhe fuqizimin e saj jashtë kufijve”, përfundoi Lekaj. /tvarbëria/