Së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në rrugën Carralevë-Duhël, ku janë përfshirë një autobus dhe një kamion.Të lënduarit janë dërguar në QKMF-në e Suharekës dhe bashkë me ta është edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Ai falënderoi urgjencën e Suharekës, zjarrfikësit dhe policinë për angazhimin profesional.“Udhëtarëve nga Komuna e Kaçanikut shërim sa më të shpejtë, nga ky rast i aksidentit”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.