I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për KTV-në ka shprehur një lloj nervoze se pse Qeveria e Kosovës nuk është parimore në kritikën e saj edhe ndaj Turqisë si ndaj Serbisë për mos sanksionimin e Rusisë dhe pjesëmarrjen në BRICS. Sarrazin i kas kritikuar sjelljet “dyfishta” të pushtetit në Kosovë, ku për të njëjtat arsyeje që e kritikon Serbinë hesht për Turqinë.
Në një prononcim për TV Arbëria, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka deklaruar se në përgjigje e të dërguarit të posaçëm gjerman, është e rëndësishme të kuptojmë se diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kërkojnë një balancim të kujdesshëm midis interesave kombëtare.
“Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga i dërguari i posaçëm gjerman, është e rëndësishme të kuptojmë se diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kërkojnë një balancim të kujdesshëm midis interesave kombëtare dhe aleancave strategjike“, është shprehur ai.
Berisha theksoi se Kosova ka marrë një pozicion të qartë në raport me sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështet fuqimisht politikën e Perëndimit në këtë drejtim, por marrëdhëniet me secilin shtet, përfshirë Turqinë.
“Kosova ka marrë një pozicion të qartë në raport me sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështet fuqimisht politikën e Perëndimit në këtë drejtim, por marrëdhëniet me secilin shtet, përfshirë Turqinë, mbeten komplekse dhe bazohen në një histori të gjatë miqësie dhe bashkëpunimi të ngushtë, që pothuaj të gjitha qeveritë e kan intensifikuar”, tha Berisha.
Sipas tij, kritikat e drejtuara ndaj Serbisë burojnë nga veprime që prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit, ndërsa marrëdhënia me Turqinë nuk ka të njëjtin impakt në kontekstin tonë të brendshëm.
“Kritikat e drejtuara ndaj Serbisë burojnë nga veprime që prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit, ndërsa marrëdhënia me Turqinë nuk ka të njëjtin impakt në kontekstin tonë të brendshëm.
Kjo nuk nënkupton një standard të dyfishtë, por një realitet të diplomacisë që merr parasysh nuancat e secilit partner”, potencon ai.
Më tej, berisha konstaton se partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Gjermaninë, të kenë një dialog të hapur me Qeverinë e Kosovës mbi këto çështje.
“Gjithsesi, mbetet e rëndësishme që partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Gjermaninë, të kenë një dialog të hapur me Qeverinë e Kosovës mbi këto çështje, dhe të kuptojnë kontekstin dhe sfidat e veçanta me të cilat përballet vendi ynë. Kosova mbetet e angazhuar për një politikë të përgjegjshme në arenën ndërkombëtare dhe për të forcuar marrëdhëniet me të gjithë aleatët e saj, përfshirë Turqinë dhe Gjermaninë.”
Sipas Berishës Kosova si shtet po përballet me destruktivitetin e Serbisë në politikë, por që nuk e frikëson, teksa shton se sulmi mbi vendin tonë do të thotë sulm mbi NATO-n.
“Ne, si shtet, po përballemi me destruktivitetin e Serbisë në politikë, ekonomi dhe siguri, por kjo nuk na befason as frikëson. Ngase sulmi mbi Kosovë do të thotë sulm mbi NATO-n! Ajo që është befasuese për ne është reagimi i Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Serbisë”, tha Berisha.
Ndër tjera, ai thotë se deklaratat e bëra nga liderët ndërkombëtarë, me theks evropian, inkurajojnë Serbinë që të vazhdojë me të njëjtat qëndrime të pandryshuara kundrejt Kosovës, ndërkaq ai vazhdon duke thënë se presioni politik dhe diplomatik po adresohet ndaj Kosovës, duke e mbajtur atë nën masa sanksionuese, qoftë edhe kur implemenzohen detyrimet nga marrëveshjet ndërkombëtare.
“Deklaratat e bëra nga liderët ndërkombëtarë, me theks evropian, inkurajojnë Serbinë që të vazhdojë me të njëjtat qëndrime të pandryshuara kundrejt Kosovës. Ndërkohë, presioni politik dhe diplomatik po adresohet ndaj Kosovës, duke e mbajtur atë nën masa sanksionuese, qoftë edhe kur implemenzohen detyrimet nga marrëveshjet ndërkombëtare që i kanë kaluar procedurat kushtetuese, të ratifikimit në Kuvendin e Kosovës”, përfundoi Berisha./tvarbëria/