Komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Alban Hyseni po vazhdon t’a shpërblejë me tenderë pronarin e kompanisë së akuzuar për mashtrim. Afro 300 mijë euro i janë besuar kompanisë “El-Bau” së Fatlum Pirevës. E dhënia e këtij tenderi ka alarmuar opozitën në Gjilan. Ndërkohë që sipas tyre po ndodhë “hajnia e radhës” Prokuroria po rri në gjumë.
Këto akuza i ka hedhur këshilltari komunal i Lidhjes Demokratike, Muhadin Haziri.
Sipas Hazirit, 70 mijë euro më shumë i janë dhënë kompanisë “El-Bau” për rregullimin e trases në fshatin Sefer, ndërkohë që vlera në procedurat e prokurimit ishte 231.405 euro.
“Komuna e Gjilanit paska shpallur fitues operatorin ekonomik më te favorshum me 298731.15€ për rregullimin e trases në fsh.Sefer Në planifikimin e buxhetit ishin parapar si vlerë e parashikuar 230,000.00€ edhe atë si ndarje në proporcion me fshatrat Zhegër,Isufaj,Sefer e Shurdhan, ndërsa shpallja permes procedurave të prekurimit është bere rregullimi i trases rrugës për fsh.Sefer në vlerë 231,405.27€”, shkroi ai në Facebook.
Haziri është habitur se së janë ndarë kaq shumë para për rregulimin e një rruge jo më shumë se 1 mijë metra gjatësi.
“A thua ka mundi ti ndaj jashta planifikimit edhe 70,000.00€ z.Alban Hyseni që në total ta shpall operatorin ekonomik fitues edhe atë sipas vleres së kontratës me 298731:15€ për rregullimin e rrugës jo më shumë se (1000 ) metra gjatsi per trasen e kësaj rruge edhe atë rrugë e rendit të tretë vetëm zgjerim dhe zhavor, pa asfallt, që fare nuk e lidh fsh.Sefer por krejt kahje tjetër e kësaj rruge duke mundësuar më leht të behet prerja ilegale e drunjëve-trafikantëve”.
Ai e ka akuzuar kryetarin Hyseni dhe drejtorin e Urbanizmit për vjedhje edhe në këtë tendër.
“Kjo ështe hajnia e radhës, Hajni ordinere e orkestruar me qëllim te perfitimeve personale pirolla koft Albano! Sigurisht bashkë me Drejtorin tuaj të Urbanizmit po nëse e realizoni sigurisht se do ta ju beje zgjidhje per ti tejkaluar disa veshtersi ekonomike trenin e fundit e keni veproni mos të ju vie marre”.
Këshilltari komunal i LDK-së tha se kjo është arsyeja pse nuk po votohet buxheti i komunës, për shkak se sipas tij diçka tjetër paraqitet dhe diçka tjetër veprohet.
Theksojmë se kjo nuk është hera e para që Alban Hyseni i Vetëvendosjes favorizon biznesmen të akuzuara për mashtrim. E një tentativë edhe i dështoi. Ajo e afro 15 milionëshit për renovimin e stadiumit të Gjilanit, për cilin Insajderi raportoi ekskluzivisht derisa tenderi u anulua në tërësi për t’u rishpallur sërish.
