Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > E rëndë: Binjakët gjenden të vdekur brenda veturës në Oklahoma, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe

E rëndë: Binjakët gjenden të vdekur brenda veturës në Oklahoma, familjari harroi t’i dërgonte në çerdhe

Dy fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një veture në Oklahoma pasi i afërmi i tyre dyshohet se kishte harruar t’i dërgonte në çerdhe.

Dyvjeçarët Ariel dhe Avery u gjetën brenda automjetit pasi policia u thirr për një kontroll në Norman, Oklahoma, rreth orës 15:00 të enjten, raporton Fox Carolina.

“Hetimet fillestare tregojnë se dy fëmijët u lanë aksidentalisht në automjet për një periudhë të gjatë kohore dhe më vonë u gjetën nga familja”, tha departamenti i policisë.

Prindërit e të vegjëlve thuhet se i kishin lënë me një anëtar të besuar të familjes, i cili duhej t’i çonte në një çerdhe, por i harroi.