Blog Post

Arbëria TV > Featured > NJË KOSOVË NDRYSHE

NJË KOSOVË NDRYSHE

QIPRO 0-4 KOSOVA

Kosova shënon fitore bindëse ndaj Qipros si musafir. Në këtë ndeshje fitimtarë dolen të gjithë, por më së shumti Foda, të cilit tash i mbetet ta mirëmbaj këtë ambient. Këtu nuk do ti bëjm analizë se si luajti taktkisht, por se cili ishte ndikimi i vendimeve paraprake në motivimin e skuadres, gjë që duket se doli të jetë pozitive. Kosova nuk ka vuajtur për talente, gjithmonë ka pasur probleme që lidhen me motivin, angazhimin dhe deshirëm për të bërë gjëra të mdha! Ajo që pamë sot ishte një angazhim ndryshe, një motivim më të madh, e për ta pasqyruar këtë është e lehtë kur sheh se dyfishonin gjithmonë lojtarët e Qipros.

Në minuten e 75 kur Amir Rrahamni u fut me një driblim afër zones së rrezikshme të Qipros, ishte Ermal Krasniqi ai që u spostua në mbrojtje për ta mbuluar poziten e Rrahmanit! Kjo tregon, se pavarsisht se Qipro nuk është test real për të parë shkallen e përmirsimit, prapë mund të thihet se kjo ndeshje ishte ndryshe, por të presim dhe të shohim si do të jetë ecuria në ndeshjet e rradhës. /TV Arbëria