Mediumi i njohur Politico, në një artikull të gjatë mbi gjeopolitikën e vitit 2024, i ka kushtuar një shkrim të posaçëm pozicionit të Serbisë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, si dhe navigimit të saj në mes këtyre dy botërave. Madje se ku do të përfundojë ajo do të ndihmojë të vendoset se cila Fuqi e Madhe do të dalë triumfuese.
Sipas mediumit në fjalë, ky shtet ballkanik sot është njëri nga vendet më të rëndësishme, për Perëndimin dhe Lindjen. Aktualisht Serbia gjendet në një zonë gri gjeostrategjike, dhe e tërhequr nga fuqitë autoritare si Pekini dhe Moska, pas një neglizhence të gjatë nga SHBA-të dhe aleatët tjerë evropiane, vazhdon artikulli. Natyrisht, në këtë pozicion të hirtë, ajo nuk është e vetme. Moldavia dhe Gjeorgjia ndodhen në të njëjtin fat gjeopolitik, për dallim nga Ukraina e cila ka më shumë se dy vjet që po lufton kundër imperializmit të Kremlinit për ta përcaktuar të ardhme e saj të lirë. Kurse në Azi, Tajvani është zona me nevralgjike ku do të zhvillohet beteja ndërmjet demokracisë dhe autoritarizmit.
Tani për tani, liderët e Serbisë nuk kanë vendosur qartë se për cilën anë janë përcaktuar. Ata i ndryshojnë qëndrimet në varësi të interesave ditore. Kryeqyteti serb Beogradi, fillimisht mbulohet nga flamujt kinez duke i uruar mirëseardhje liderit suprem të këtij vendi, XI Jinpnig. me që rast të dy vendet nënshkruan marrëveshje për tregti të lirë. Por pa kaluar një javë, valojnë flamujt gjerman, më rastin e vizitës së Kancelarit Olaf Scholz. Gjermania, është investitori më i madh i Serbisë. Dhe kjo vizitë ishte aranzhuar me qëllim të nënshkrimit të një marrëveshje nën emrin e Evropës. për ta siguruar furnizimin me litium. Pas kësaj shfaqje rradhën e kanë e kanë flamujt francez, pasi Presidenti Emmanuel Macron erdhi për t’iu shitur serbëve 12 avionë luftarakë Rafale . Në anën tjetër firmat e njohura sikur Zara dhe Hugo Bos dominojnë dyqanet në shëtitoren kryesore të Beogradit. Shumica e mallaqve janë nga Bashkimi Evropian, si partneri me i madh tregtari i Serbisë. Mirëpo, mediat në anën tjetër e ushqejnë opinionin me rrëfime lavdëruese për Vladimir Putinin, liderin më të popullarizuar të huaj në Serbi.
Sipas këtij mediumi, pas largimit të Slobodan Miloshvicit nga pushteti, personit përgjegjës për shkaktimin e katër luftërave të përgjakshme në hapësirën ish-jugosllave, liderët serbë shprehen dëshirën që të inkuadrohen në universin e perëndimit. Ata e dorëzuan Miloshvicin në një gjykatë ndërkombëtare për krime , përkundër zemërimit të elektrolitit nacionalistë. Mirëpo, Evropa dhe SHBA-ja, të shpërqendruar nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe dramat e brendshme, veçanërisht në BE gjatë viteve 2000, nuk u përgjigjën me lëvizje të shpejta për të sjellë Serbinë në bllokun evropian. Partitë demokratike serbe tani të margjinalizuara ankohen se Brukseli dhe SHBA-ja i lanë në mëshirë të fatit
Me këtë rast, Serbia e humbi plotësisht rrugën perëndimore. Nacionalistët filluan të fitojnë zgjedhjet. Një ish-ministër informacioni i dhe nacionalist radikal i quajtur Aleksandar Vuqic — një politikani 54-vjeçar që është ndoshta politikani më i talentuar i Serbisë —e fitoi presidencën në vitin 2017 dhe nisi të ripërkufizojë Serbinë. Ekonomia ka lëvizur pozitivisht, kurse politikisht, ai kërkoi një aleancë me Rusinë dhe Kinën, dhe e centralizoi pushtetin rreth vetes dhe partisë në pushtet.
Në anën tjetër, para luftës në Ukrainë, SHBA-ja dhe BE-ja e kishin luksin ta injoronin Vuqicin dhe Serbinë. Ta lejojnë atë të mbetet në këtë zonë të papërcaktuar. Por sulmi i plotë i Putinit ndaj Ukrainës dy vjet më parë e shndërroi Serbinë — si Ukrainën —në një aset të rëndësishme gjeopolitik në garën e madhe me Kinën..Me këtë rast “Uashingtoni dhe kryeqytetet e BE-së filluan të kërkojnë afërsinë e Vuqicit. Presidenti Joe Biden zgjodhi një ekspert të respektuar të Ballkanit, Chris Hill, si ambasador në Beograd për të gjetur mundësi për të bashkëpunuar me qeverinë serbe. Vizitat e fundit nga Presidenti Macron dhe Kancelari Scholz pas njëra-tjetrës pasqyrojnë dëshirën e Evropës për të u afruar më shumë.
Ndërkohë, mbetet “enigmë” se ku dëshiron presidenti Vuqiq të ankorohet. Ai i pranon investime tregtare të favorshme nga Kina. E pranon ndikimin e Rusisë mbi opinionin publik serb Refuzon të nënshkruajë sanksione ndërkombëtare ndaj qeverisë së Putinit. Këto dy shtete e kursejnë Vuqiqin. Por ai thotë se dëshiron që Serbia të bashkohet me BE-në.
Në këtë kontekst, sot pushteti i tij gëzon mbështetje njëkohësisht si nga Perëndimi, Rusia, Turqia dhe Kina. Për më shumë sa i përket tensioneve në veri të Kosovës, zyrtarët perëndimorë e kanë kualifikuar Serbinë si më të përmbajtur. Uashingtoni dhe as Brukseli, tani për tani e kanë qëllim të mbajnë Serbinë të mos bëhet një satelit i Rusisë si Bjellorusia.
Serbët, sipas një zyrtari të lartë të pushtetit, janë të etur të shkojnë drejt Perëndimit dhe me theks të veçantë të lidhen me Uashingtonin. Prandaj, SHBA-ja duhet të përdorë zërin dhe ndikimin e saj për të ndihmuar Serbinë, ashtu siç bëri me Poloninë dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore më shumë se 20 vjet më parë, për të hyrë në BE. Shumë serbë e kujtojnë se presidenti i fundit i SHBA-së që vizitoi Beogradin ishte Jimmy Carter në vitin 1980. Kurse Xi i Kinës ka qenë këtu dy herë dhe Putin tri herë. Prandaj, më shumë fokus nga Uashingtoni në Serbi mund të bëjë një ndryshime në terren — për t’i ofruar kësaj qeverie një rrugë për të u afruar më shumë me botën e lirë dhe, për t’i bërë ata më pak të predispozuar ndaj autokratëve dhe zakoneve autokratike. Duhet pasur parasysh faktin se 2024 nuk është si vitet 1990: Nuk mund të kthehet koha mbrapa, kur Tony Blair ose Bill Clinton mund të ripërcaktonin hartën evropiane duke shtyrë anëtarësimin në BE ose NATO për grupe vendesh. Por vendet që ekzistojnë sot në zona gri nuk e pranojnë se në një ‘botë post-amerikane’ nuk ka rëndësi në cilën sferë ndikimi përfundojnë. Rusia dhe Kina besojnë se për këto vende ia vlejnë të luftohen — në Ukrainë me përgjakje, në Serbi me ndikim dhe presion.
Mbështetësit e kryetarit serb, insistojnë se ai mbetet i hapur për një përqafim të Perëndimit. Si dëshmi marrin atë që po bën ai për Ukrainën,dhe jo atë që thotë brenda vendit, thonë ata. BE-ja mbetet një qëllim tërheqës. Ngase sipas tyre ankorimi në zonën e demokracisë dhe prosperitetit ka ofruar çelësin e stabilitetit në Evropë. Zonat gri kurrë nuk e kanë bërë një gjë të tillë.
Përgaditi: Afrim Kasolli