Çaji konsiderohet shumë i dobishëm, mirëpo po ashtu është shumë me rëndësi që të mos i bëni gabimet e zakonshme të cilat mund ta bëjnë pije të rrezikshmeHulumtimi i publikuar në “Journal of Food Composition and Analysis” ka treguar që qeset e çajit me aromë frutash përmbajnë 30 herë më shumë nivele plumbi dhe alumini..
Këta dy përbërës ndikojnë shumë negativisht në organet tona, para së gjithash, në veshka dhe zemër.Pra, nëse e doni çajin me limon, bëjeni atë çajin e zakonshëm të gjelbër duke i shtoni lëvore limoni të pa spërkatur, në vend që ta blini atë me shije të agrumeve të parapëlqyera.
Harrojeni këtë!Kurrë bashkë me ushqimDuhet ditur edhe se çaji përkeqëson absorbimin e hekurit, pra kjo pije nuk rekomandohet të merret pas racionit. Lejoni trupit që normalisht ta tresë ushqimin, dhe vetëm pastaj pini çaj.Pirja e çajit menjëherë pas racionit përkeqëson gjendjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve, kështu që nutricionistët këshillojnë të pini çaj vetëm pas 40 deri 50 minutave pas ushqimit.Nuk bën ta injorojmë këtë fakt – çaji tepër i fortë mund të shkaktojë akumulim të fluorit në eshtra.
Si rezultat, shfaqen problemet me dhëmbët dhe eshtrat, të cilat me kalimin e kohës do të bëhen tepër të brishtë.Prandaj, nëse e doni çajin të fortë, mos pini më shumë se katër filxhanë në ditë. Përdorimi i shpeshtë ndikon negativisht në trupin tuaj, gjë që nuk do ta vëren menjëherë, mirëpo me siguri do ta vëreni pas disa vjetësh.