Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulmohet ambasadorja serbe në Spanjë, mediat fqinje thonë se sulmuesi ishte shqiptar

Sulmohet ambasadorja serbe në Spanjë, mediat fqinje thonë se sulmuesi ishte shqiptar

Ambasadorja e Serbisë në Spanjë, Irena Sarac, është sulmuar fizikisht pasditen e djeshme në Madrid. Ajo u sulmua nga një i ri në rrugën ku jeton në kryeqytetin spanjoll.

Mediat serbe thonë se sulmuesi ishte shqiptar.

“Ai iu afrua teksa ajo fliste në celular në gjuhën serbe, e pyeti nëse ishte nga Serbia dhe më pas e goditi dhe iku” shkruajn mediat serbe.

Sarac thuhet se ka pësuar dëmtime në shpinë.