Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”, thotë Vjosa Osmani kur pyetet nëse do të vazhdojë të jetë në politikë

“Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”, thotë Vjosa Osmani kur pyetet nëse do të vazhdojë të jetë në politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për mandatin e dytë si presidente.

“Ende nuk e kam vendosur një gjë të tillë të them shumë sinqerisht sepse ka shumë faktorë që duhet me u shqyrtu. Si do të rrjedhë uji, lumi i politikës, është shumë herët ta themi tash për vitin 2026”, u përgjigj Osmani.

Ajo tha se është duke e bërë punën me qëllimet me të mira në interes të qytetarëve të Kosovës.

Osmani tutje tha se në kohën kur kishte votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, ka dalë në mbrojtje te parimeve që u ka premtuar qytetarëve dhe se nuk ka pasur marrëveshje me Kurtin për ketë çështje.

“Në vitin 2020 kur u rrëzua atëherë Qeveria Kurti 1, unë kam dalë në mbrojtje të parimeve që i kam premtu para qytetarëve të Kosovës, dhe kam votu kundër rrëzimit të Qeverisë, kundër asaj metodologjie shumë të shëmtuar që u organizu prapa shpine, pa e mendu në asnjë moment se çka do të ndodhë me mua, as nuk e kam mendu a do të më përjashtojnë partia në të cilën isha. Nuk kam pasë asnjë marrëveshje me Kurtin, as askënd tjetër”, ka thënë Osmani.

Por, a do të vazhdojë Vjosa Osmani të jetë në politikë pas pozitës si presidente?

“Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”, u përgjigj shkurt ajo.

Powered by WordPress