Të shtëna me armë raportohen në Shkodër pasditen e së dielës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, në fshatin “Golem” ku Mario Kroni dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri, 29-vjeçarin Renaldo Kola, ka raportuar A2.
Motivet e ngjarjes nuk dihen ende ndërsa policia po vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit.