Basri Beka ka reaguar pas disa deklaratve të ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ai këto deklarata i quan pa vend dhe pa bazë shkruan TV Arbëria.
Basri Beka përmes një postimi në facebook i ka hedhur poshtë deklaratat e ish-ministrit Mehaj.
Postimi i ish-ministrit Armend Mehaj:
“Deklarata e ish-ministrit Armend Mehaj, ku ai akuzon Serbinë, Rusinë dhe Kinën për ndërhyrje në çështjet fetare dhe për nxitje të mosbindjes përmes lëvizjeve antifetare, është e pavend dhe e pabazë. Pa dyshim, armiqtë historikë të Kosovës kanë ndërhyrë në të kaluarën përmes destabilizimit politik dhe social, por sot situata është ndryshe. Pakënaqësia aktuale ndaj qeverisë nuk buron nga lëvizjet antifetare, por kryesisht nga keqeverisja dhe korrupsioni i brendshëm, të cilat po thellohen nga mungesa e transparencës dhe efikasitetit institucional”, ka shkruar Beka.
Në reagim Beka thotë se pretendimet se lëvizjet antifetare, janë të nxitura nga faktorët e jashtëm, sipas tij nuk qëndrojnë dhe janë absurde.
“Pretendimi i Mehajt se lëvizjet antifetare janë të nxitura nga faktorë të jashtëm është i pabazë dhe absurd. Nëse ai aludon te lëvizje si ajo e Deçanit, Organizata Shqiptaria, Kufijtë e Arbrit dhe Lëvizja për Braktisjen e Islamit, ai duhet të kuptojë se këto janë lëvizje autentike shqiptare, që kundërshtojnë fuqimisht ndikimet serbe, ruse, kineze, turke dhe arabe në Kosovë. Pikërisht këto lëvizje janë ato që i rezistojnë fuqishëm agjendave që synojnë zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe shkatërrimin e identitetit shqiptar. Mehaj përmend ndikimin serb, rus dhe kinez, por lë pas dore ndikimin shqetësues të vendeve si Turqia dhe disa shtete arabe, të cilat kanë agjenda që synojnë islamizimin dhe largimin e Kosovës nga orientimi i saj evropian”, ka shkruar ai.
Tutje Beka thotë se këto aludime të ish-ministrit, janë pa bazë.
“Prandaj, është e qartë që këto lëvizje, të cilat aludon Mehaj i akuzon pa bazë, janë në të vërtetë lëvizje iluministe që mbrojnë interesat kombëtare dhe promovojnë një orientim pro-Perëndimor dhe pro-shqiptar. Në vend që t’i akuzojë këto lëvizje, Mehaj, me deklaratën e tij të gabuar, duket se po kontribuon, me vetëdije ose jo, në agjendat serbo-ruse që synojnë përçarjen e shoqërisë dhe destabilizimin e Kosovës”, ka përfunduar ai. /TV Arbëria
Postimi i tij i plotë: